 |
 |
 |
| |
Për Fondacionin
Fondacioni “e-Maqedoni” Shkup (Fondacioni) është themeluar në vitin 2004 në pajtim me vendimin e Këshillit të drejtorëve të Makedonski Telekom SHA – Shkup si Themelues, ndërsa për nder të zbatimit të idesë së ish Presidentit të Republikës së Maqedonisë, z. Boris Trajkovski, për përhapjen dhe mbështetjen e përfitimeve të shoqërisë informatike dhe avancimin e dijes.
Vizioni
Shoqëri digjitale inkluzive ku secili:
- mund ta hetojë potencialin dhe përfitimet e teknologjive të reja,
- mundet lirshëm të qaset dhe të ndajë informacione dhe shërbime dhe
- mund të marrë pjesë në mënyrë më efektive në bashkësi.
Misioni
- Sigurimi i investimeve financiare për nisma të ndryshme të cilat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit me ndarjen digjitale dhe
- Vlerësimi dhe formulimi i strategjive për promovimin e shfrytëzimit dhe përfitimeve nga TIK.
|
|
| |
|
|